
24/02 19:13
Sot në Ftesë në 5 me Bieta Sulon u diskutua rreth ligjërimit të poligjinisë, propozim ky i ardhur disa ditë më parë nga avokatja Migena Balla.
Olsi Jazexhi, bashkëshorti i Migenës, i ftuar në emision u shpreh se deklarata e bashkëshortes ishte nxjerrë nga konteksti.
Pas momenteve të para të shpjegimit përmes lidhjes “Skype”, Jazexhi u përplas verbalisht me Zhaklin Lekatarin. Pa vetëpërmbajtje, Olsi ofendoi Zhakun në ofendime të rënda personale dhe private, duke sjellë kështu dhe reagimin e Bietës, e cila kërkoi që Jazexhi të linte emisionin.
Top Channel