Çmimet e vendosura nga Enti Rregullator mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022.

Në situatën e emergjencës energjetike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen edhe nga ERE.

Për shembull, nëse për muaji tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6Lekë/kWh, edhe çmimi i energjisë për konsumatorin familjar do të mbetet 9.5Lekë/kWh

Më tej Enti shpjegon se me shpalljen e emergjencës energjetike nga qeveria në 8 tetor 2021 të furnizimit të energjisë elektrike, çmimet janë objekt i rishikimit periodik.

Rishikimi, shkruan Enti në njoftimin për shtyp, do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike, pasi detyrimi i këtij institucioni është reflektimi i çmimeve të energjisë për konsumatorët fundorë sipas kostove.

Kujtojmë se sot qeveria mori vendimin që të aplikohej çmim i rritur prej 1 tetorit, për të gjitha familjet që do të harxhonin mbi 800 kë energji elektrike.

Propozimi për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike për ata që do të harxhojnë mbi 800 kë, paçka se qeveria thoshte se prekte mbi 70.000 familje, nisi të prodhonte shqetësim tek qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA