Zgjedhjet vendore/ Zaloshnja: 55 përqind të qytetarëve mbështesin kandidatin e majtë! Lela: PD-ja akoma s’ka një emër

29/09/2022 22:25

Sondazhisti Zaloshnja ka prezantuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” edhe një tjetër sondazh që ka të bëje me zgjedhjet lokale për qytetin e Tiranës.

Në këtë sondazh të anketuarit kishin dy mundësi zgjedhjeje, nëse do të mbështesin përfaqësuesin e majtë, pra Erion Veliajn ose të djathin, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Sipas sondazhit 55.4 përqind e qytetarëve mbështesin kandidatin e majtë ndërsa 44 përqind mbështesin opozitën.

Bollino e ka kundërshtuar këtë raport, pasi duke e krahasuar me sondazhin në nivel kombëtar , tha se shifrat bien në kundërshtim me njëra tjetrën.

Nga ana tjetër edhe Lela tha se ky sondazh nuk mund të jetë i saktë pasi kandidati i djathtë ende nuk është bërë public.

Zaloshnja: Janë pyetur të anketuarit se çfarë prirje kanë në zgjedhjet lokale, nëse anojnë nga socialistët apo demokratët. Në këtë sondazh kanë votuar 55.4% për kandidatin socialist ndërsa për opozitarin 44.6%. Ata që anojnë nga njëra anë edhe këtu ka një farë avantazhi të lehtë e majta.

Bollino: Nëse 64% ishin kundër qeverisë e këtu 55.4% votojnë për kandidatin socialist këto bien në kundërshtim me njëri tjetrin.

Zaloshnja: 35% e banorëve të Tiranës nuk duan të votojnë fare, tek ky 65% më shumë ndaojnë nga Veliaj. Pra këtu kemi njerëz të pakënaqur me qeverinë 35%, por nuk votojnë as opozitën por në këtë pikë, Veliaj ka mjaftueshëm përkrahje në Tiranë që të ketë epërsi ndaj çdo kandidati, sepse njerëzit që janë të vendosur anojnë majtas. Dallimi është i qartë, ky është interpretimi im, njerëzit e kuptojnë që lejet për kullat i jep Këshilli Kombëtar i Territorit. Bashkia ka të drejtë deri në 10 kate, për më tepër pyetet qeveria. Njerëzit ë bëjnë dallimin se çfarë ndodh në Tiranë me kullat, diferenca e madhe që është midis rezultatit të sondazhit në nivel kombëtar dhe për Tiranën ka dallim sipas meje.

Lela: Ka një shtresë të mesme solide Tirana, që bindet më vështirë dhe kjo shtresë është e heshtur sipas këtij sondazhi dhe e dyta opozita ende nuk ka publikuar një kandidat që të dinë njerëzit çfarë të vendosin.

Minxhozi: Dy sondazhet kanë të bëjnë me vënien përballë të liderit aktual dhe pasardhësit. Megjithëse Veliaj ka marrë një kosto sepse ka ndërtuar Tiranën që nuk mund ta ndërtonte Rama në mandatin e fundit, këto janë vepra urbane ndarëse në pikëpamjen e pëlqyeshmërisë. Veliaj sot nga politikanët e nivelit të lartë ishte ndër më pak të konsumuarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA