Pas dasmës vjen muaji i mjaltit, por duket se çifti Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha nuk do bëjnë pushime direkt.
Moderatorja tha se ka dëshirë të shkojë me pushime në Amerikën Latine e të qëndrojë për një kohë të gjatë, por një gjë të tillë për momentin nuk e bën dot për shkak të punës.
Armina Mevlani: Po vdes për ca pushime por nuk e bëj dot tani për momentin.
Dalina Buzi: Ku e ke syrin, mal det.
Armina Mevlani: Të them të drejtën ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi të kaloja ndonjë fundjavë. Nuk e di si do të na vijë se tani është edhe java e modës Parisit, shumë punë shumë impenjime.
Dalina Buzi: Provo andej nga Argjentina nga Amerika Latine.
Armina Mevlani: Dua të shkoj në Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë. Ndoshta nga fillimi i janarit por do të shohim se si do të jemi me punën.
Top Channel