Scaloni: Messi si Federer, ta shijojmë sepse vështirë se mund të shohim diçka të tillë përsëri

28/09/2022 14:56

Pas fitores 3-2 ndaj Xhamajkës, trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka zgjedhur të flasë veçanërisht për Messin.

Leo bëri një lojë shumë të bukur, ndërsa shënoi dy gola në sfidën miqësore ndaj Xhamajkës dhe Scaloni zgjodhi ta krahasojë atë me fenomenin zviceran që sapo doli në pension:

“E pamë të dilte në pension dhe të gjithë qanim. Kur Leo të dalë në pension, e njëjta gjë do të ndodhë. E vetmja gjë që ka mbetur për Messin është ta shijojmë sepse nuk e di nëse diçka e tillë do të ndodhë përsëri. Unë do të paguaja një biletë, do të blija çdo fanellë që ai ka mbajtur…”.

Top Channel