Zhgënjimi i këtij edicioni të Ligës së Kombeve ka lënë gjurmë kudo në ambientin e futbollit dhe drejtuesëve të tij, megjithatë ndryshimi për të cilin është përfolur dhe pritet është ende larg.
Presidenti i FSHF Armand Duka dhe trajneri i kombëtares Eddoardo Reja kanë pasur një takim mbrëmjen e së martës deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, por asgjë rreth të ardhmes, një shkëmbim idesh dhe diskutimesh rreth një paraqitjeje jo të mirë që ka sjellë një ngërç për vendimet e rëndësishme për të ardhmen e trajnerit dhe të kombëtares.
Mengjesin e së mërkurës trajneri i kombëtare Edi Reja së bashku me stafin e tij italian, por edhe ata shqiptarë janë mbyllur për më tepër se dy orë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të analizuar gjërat që nuk shkuan në ndeshjen e fundit dhe jo vetëm.
Në përfundim të saj italiani konfirmon për Top Channel se “gjakrat janë ende të nxehta dhe mërzia është shumë e madhe, për të gjetur hapësirë për të folur për çështjen e kontratës dhe të ardhmes, nuk do të kemi një takim tani afër me presidentin” – shton ai – “do të vazhdojmë përpara e të mendojmë se si do të organizojmë ndeshjen më të afërt, atë miqësore në Abu Dabi me Arabinë Saudite më 26 tetor.”
Përgatitjet e saj kanë të bëjnë me një kombëtare me bazë të kampionatit shqiptarë, ku do të shihen element dhe alternativa të ndryshme, duke qenë se nuk është një datë e FIFA-s dhe se klubet nuk i lejojnë lehtë lojtarët për grumbullimet e kombëtares.
Më pas në muajin nëntor kuqezinjtë do të kenë shansin të zhvillojnë miqësoren e luksit me Italinë në kryeqytet më 16 nëntor dhe më 19 nëntor prite të zhvillohet derbi i madh shqiptar, Shqipëri-Kosovë, për të cilën ende nuk janë prëcaktuar detajet dhe vendi ku do të zhvillohet.
E megjithatë deri në muaji nëntor italiani do të jetë trajneri i kombëtares shqiptare, për të çuar në fund marrëveshjen e firmosur dy vite më parë e më pas për të ndarë me mëndje të ftohtë, më të mirën e palëve. Me këtë buzëqeshje, Edoardo Reja largohet nga Shqipëria duke nënkuptuar një mirupafshim dhe ende jo një lamtumirë.
Top Channel