Ulje dënimi, lirim me kusht apo amnisti/ Zbardhet dosja hetimore për administratën e burgut në Fier e Tiranë

27/09/2022 11:11

Shpërdorim detyre dhe futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara ne ambjentet e institucionit te vuajtjes së dënimit është akuza e ngritur nga prokurori Bledar Valikaj ndaj disa punonjësve të policisë, efektiv në burgut 313 “Jordan Misja” Tiranë si edhe në burgun e Fierit.

Në dosjen hetimore, siguruar për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se këta punonjës policie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjerë të dënuar, kryejnë veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje.

Gjithashtu në dosje thuhet se në funksion të verifikimeve të kryera në funksion të të dhënave të administruara nga grupi i policise gjyqsore i deleguar, u konstatuan problematika të cilat kanë karakter dhe plotësojnë elementët e veprave penale, të cilat përmenden konkretisht;

 19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
 6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
 28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier:
 1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.
 Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier, nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për tu pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike).

Procedurat e ndjekura në lidhje me vlerësimet e sjelljes së të dënuarve me objekt ulje dënimi, lirim me kusht, qëndrim në shpi dhe trajtimi i masave disiplinore për të dënuarit/paraburgosurve.

Pas shkeljeve të konstatuara gjatë hetimeve, prokurori Valikaj kërkoi masën e arrestit në shtëpi për:

Gerald Nonaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Ervis  Alliaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra sistemi burgjeve) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Bashkim Meҁi, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Eris Isufaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Albi Rezhda, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Dorjan Nukaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale ““Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Arbëri Gjërmeni, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Enflor Hoxha, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Florida Mata me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre”

Fatos Lika, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”,

Neritan Xhaferri me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Mato Mataj me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Xheniana Buzi me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Denisa Bendaj me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Sidorela Vogli me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Jonida Qato me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Eduart Rrapaj administatror i njësisë tregtare në IEVP Fier, me NIUS L53226406A, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkpunim me punonjës të IEVP Fier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA