Broja shërbehet i vetëm me portierin dhe gjuan menjëherë, me topin që shndërrohet në asist për Uzunin, por sulmuesi kuqezi bën më të vështirën, duke e e largua nga rrezja e portës. Gjithsesi më pas arbitri akordon pozicion jashtë loje dhe ndërpret aksionin.

68’ -Abrashi provon me një goditje nga distanca, por grushton portieri. Topi shkon te Bajrami, që gjuan keq dhe e dërgon jashtë kuadratit.

63’- Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve, me Balliun që galopon për shumë metra dhe shërben për Ramadanin, por topi i gjuajtur prej mesfushorit është i gabuar dhe përfundon jashtë.

61′ – Strakosha grushton tentativën nga distanca të islandezëve.

Shqipëria përballet me Islandën në sfidën e fundit në grupit në Ligën e Kombeve, aty ku do të kërkojë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një rrugë drejt Europianit, pikërisht nëpërmjet këtij kompeticioni.

Top Channel