Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mësohet se Ruli është thirrur nga SPAK për tu marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që po kryhen për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Genc Ruli në Spak

Hetimet për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’, dërguan dje në SPAK edhe ish-gjeneralin Vladimir Qirjazi. Qirjazi, i cili mbante postin e komandantit të Komandës Mbështetëse në kohë kur u privatizua kompleksi Partizani, refuzoi të nënshkruajë kontratën e shitjes të cilën ai e konsideroi të paligjshme.

Gjatë javës së kaluar u pyetën edhe dy ish ministrat e mbrojtjes së qeverisë Berisha, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa. Ndërkohë që SPAK nuk ka konfirmuar ende se kur do i pyesë të kallëzuarit Sali Berisha ish kryeministër, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe Arben Imami ish ministër i mbrojtjes

Në krye të dy viteve nga denoncimi i socialistit Taulant Balla, SPAK ka kohë deri në nëntor të këtij viti për tu shprehur për dosjen e regjistruar për shpërdorim detyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA