Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar takim me kryetaren e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku dhe nënkryetaren e këtij komisioni, Etilda Gjoni në kryesinë e Kuvendit këtë të martë.

Në takime të ndara Kim bisedoi disa ditë më parë edhe me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, si edhe kreun zyrtar të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Influenca ruse në veprimtarinë e partive politike, reforma e re territoriale apo edhe amendimet në ligjin për reformën në drejtësi, mendohet të kenë qenë të fokus të bisedës së zhvilluar sot mes ambasadores amerikane dhe krerëve të grupeve parlamentare.

Takimi në kryesinë e kuvendit ndodhi një ditë pas takimeve që ambasadorja amerikane zhvilloi me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi e më pas edhe me praninë e përfaqësuesve të partive politike parlamentare, ku shprehu shqetësimin e SHBA-së për influencën ruse në veprimtarinë e partive politike në Shqipëri.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA