Futbollisti Cristiano Ronaldo së fundmi ka pësuar një dëmtim në hundë, teksa fytyra e tij u mbulua nga gjaku teksa ai ishte në fushë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Çekisë.
Në minutën e 12-të të ndeshjes të Portugalisë kundër Republikës Çeke, ai kërceu për të goditur topin, por u përplas me duart e zgjatura të portierit vendas.
Tomas Vaclik nuk kishte asnjë qëllim keqdashës, por ish-portieri i Sevillas i dha Ronaldos një goditje që i shkaktoi hundë të përgjakur dhe që kërkonte trajtim menjëherë në fushë.
Sulmuesi i talentuar nuk u detyrua të largohej nga fusha, por kontrollet pas ndeshjes do të mund të konfirmojnë nëse është bërë ndonjë dëmtim serioz. Nëse zbulohet se ai në fakt ka thyer hundën, kjo mund ta vërë në dyshim pjesëmarrjen e Ronaldos për ndeshjen e madhe kundër Spanjës të martën.
Top Channel