​Hubble fotografon një shpërthim misterioz 9000 vite dritë larg nga Toka

25/09/2022 08:55

Teleskopi Hapësinor i NASA/ESA Hubble realizoi një fotografi të një ylli të ri të mbështjellë nga një re gazi dhe pluhuri.

Me ndihmën e kamerës së Hubble, studiuesit ekzaminuan një objekt yjor të porsalindur pothuajse 9000 vjet dritë larg Tokës në konstelacionin Demi për të mësuar më shumë rreth lindjes së yjeve të mëdhenj.

Astronomët besojnë se objekti IRAS 05506+2414, është dëshmi e një  shpërthimi të shkaktuar nga përplasja e dy yjeve të rinj masivë.

Në mënyrë tipike, rrjedhjet e gazit dhe pluhurit të një ylli të ri kanalizohet nga disqet e materialit që rrotullohen rreth yllit. Megjithatë, në IRAS 05506+2414,  materiali zgjerohet me shpejtësi deri në 350 kilometra në sekondë.

Përshpejtimi i materialit që largohet nga ylli mund të matet, por distanca e yllit nga Toka jo.

Astronomët do të mund të japin një vlerësim më të saktë të masës së yllit, e cila është thelbësore për zbulimin e misterit të burimit të rrjedhjes së veçantë të tij.

Top Channel