Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, “Përbindëshi” francez barazon Klose-n dhe gjuetia për Messin vazhdon! 23/06 02:57
Ergys Kaçe do të provojë një eksperiencë të re, larg Greqisë sërish.
Mesfushori, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren e Shqipërisë dhe madje ka qenë edhe në Euro 2016, ka nënshkruar në Lituani.

Korçari do të jetë pjesë e skuadrës së FK Panevezys, me të cilën ka nënshkruar ditën e sotme. Kaçe do tentojë të tregojë vlerat e tij në Lituani, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe në Çeki te Viktoria Plzen dhe Partizani në Shqipëri.
Sipas Super Sport mesfushori pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te skuadra e PAOK, që e ka huazuar edhe në klube të tjera si Anagennisi Epanomis dhe Panathinaikos, kurse te Aris dhe Veria ka kaluar si lojtar i lirë.
Top Channel