Një tërmet i fuqishëm që tronditi Meksikën këtë javë u ndje edhe më larg, duke shkaktuar një “tsunam në shkretëtirë” në mes të Death Valley-Luginës së Vdekjes.
Valët e ujit deri në 1.2 metra u përplasën rreth Devils Hole, 22 minuta pasi ra tërmeti.
Energjia sizmike arriti deri në shpellën gëlqerore të mbushur me ujë në Nevada. Fenomeni, i cili njihet si një turbullim i ujërave trazoi edhe speciet nën ujë.
Ndryshe nga një cunami në oqean që prodhon valë gjigante, ky fenomen ishte i kufizuar në një gropë gjeotermale të njohur si Vrima e Djallit në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes.
Shpella e mbushur me ujë është e ndjeshme ndaj valëve sizmike dhe për fat të mirë për stafin e Shërbimit të Parkut Kombëtar, ata ishin në vendin e duhur në kohën e duhur për të parë efektet e tërmetit.
Ata nxorën menjëherë telefonat e tyre për të filmuar momentin e rrrallë
Top Channel