Itali – Angli, përplasje gjigantësh, Gjermania për hakmarrje ndaj Hungarisë

23/09/2022 20:59

Kjo e premte rezervon përballje tepër interesante, teksa risjell edhe një herë finalen e “Euro 2020”.

Në Ligën A, në Grupin 3, Italia përballet me Anglinë në “San Siro”. Sfida e parë e tyre në Nations League përfundoi pa fitues. “Tre Luanët” kërkojnë fitoren me çdo kusht me shpresën për të arritur vendin e parë në grup.]

Po në këtë grup, Gjermania përballet me Hungarinë. Në dy ndeshjet e fundit midis tyre katër herë kampionët e botës nuk kanë mundur të fitojnë.Hungarezët u kanë marrë dy barazime radhazi, fillimisht në grupet e “Euro 2020” dhe më pas në sfidën e parë në Nations League, në “Puskas Arena” (1-1).

Trajneri i Gjermanisë, Hans Flick, do ta ketë të vështirë pasi do të duhet të bëjë pa Manuel Neuerin dhe Leon Goretzkan, të cilët janë infektuar me Covid-19.

 

Ligue A

Itali – Angli

Gjermani – Hungari

League B

Bosnjë Herzegovinë – Mali i Zi

Finlandë – Rumani

League C

Gjeorgji – Maqedoni e Veriut

Bullgaria – Gjibraltar

Top Channel