Shembet mbikalimi i këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë, shkak përplasja e një kamioni me të

22/09/2022 08:04

Shembet mbikalimi i këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë. Shkak është bërë përplasja e një kamioni me të, por edhe amortizimi i strukturës metalike që ngrihej mbi autostradën në Sukth.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin  mbi drejtimin e mjetit dhe kamioni është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një person, pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet  në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve  është shembur edhe mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera. Gjatë gjithë natës është punuar për të kthyer qarkullimin në kahun e lëvizjes Durrës -Tiranë, duke zhvendosur strukturën e rënë mbi rrugë.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht,  qarkullimi i automjeteve  në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel