Po bën shumë mirë me Lens, sulmuesi bie në radarët e Leicester

22/09/2022 16:58

Lois Openda është duke kaluar një periudhë shumë të mirë në Francë me ekipin e Lens, ku në tetë ndeshje të zhvilluara në sezonin 2022-2023 të Ligue 1 ka realizuar 4 gola.

Belgu që më parë ka qenë pjesë e Club Brugge dhe Vitesse, u bashkua këtë verë me ekipin francez të Lens dhe duket se po bën shumë mirë aty.

Super Sport shkruan se megjithatë performanca e 22-vjeçarit ka rënë në radarët e Leicester City-t, me klubin e Premier League që po vuan në fund të renditje dhe që tashmë po kërkon për një sulmues që garanton gola.

Openda ka kontratë deri në 2027-ën me Lens, megjithatë mediet britanike raportojnë se “dhelprat” e Anglisë po përgatiten që një janar të bëjnë një ofertë shumë tunduese dhe të sigurojnë shërbimet e 22-vjeçarit.

Top Channel