Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona Një seri produktesh të markës ‘Wudi’ në tregun shqiptar, nuk duhet të konsumohen pasi rezultojnë me një bakter të rrezikshëm për shëndetin, në përmbajtje.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se pas analizave laboratorike të kryera në Itali, është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55.
Autoriteti kombëtar i ushqimit sqaron se nuk bëhet fjalë për të gjitha produkte e salsiçeve “Wudi” por për 5 lloje produkti, ndaj duhet kontrolluar loti dhe data e dekadencës, që ka publikuar AKU në njoftimin e saj.
“Bëhet fjalë vetëm për 5 lloje produktesh me lotet të caktuara. 5 lloje produktesh me disa nënlote dhe data skadence”, tha Jeta Deda, Drejtoresha e AKU-së.
Drejtoresha e AKU, Jeta Deda tha gjatë një interviste në Top Channel në emisionin “Shqipëria Live” se çdokush që ka konsumuar këto produkte duhet të paraqitet tek mjeku i familjes.
“Përbën risk serioz për shëndetin e njeriut, duhet të paraqitet tek mjeku i familjes ai që e ka konsumuar”, u shpreh Deda.
Këto produkte thekson AKU nuk duhet të hidhen, por duhet të kthehen pranë subjekteve ku janë blerë.
“Nuk duhet t’i hidhni por t’i ktheni aty ku i keni blerë, sepse duke qenë produkte të dëmshme duhet të asgjësohen në mënyrën e duhur”, tha Jeta Deda Drejtoresha e AKU.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon kontrollet në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
Top Channel