Së fundmi, Paris Hilton ka ofruar një shpërblim të madh për personin që mund të gjejë qenin e saj ‘Diamond Baby’.

Hilton po kalon momente të vështira pasi qeni i saj është zhdukur dhe përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale ajo u bën thirrje ndjekësve të saj për ndihmë.

Sipas Daily Mail, trashëgimtarja 41-vjeçare ka postuar në Instagram një poster të qenit të saj të zhdukur, të quajtur Diamond Baby.

“Nëse keni ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Diamond Baby ose besoni se e keni parë atë, ju lutemi kontaktoni [email protected]”. 

Trashgimtarja tha se ajo tashmë ka punësuar një detektiv për kafshët shtëpiake dhe ajo dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, po kërkojnë me dron.

Rikujtojmë, se ylli i “Paris in Love” ka vendosur që të bëhet me fëmijë. Bukuroshja zbuloi në një episod të fundit të “The Bellas Podcast” të Nikki dhe Brie Bella se ajo dhe bashkëshorti Carter Reum, me të cilin u martua në fund të vitit të kaluar, po vazhdojnë të mendojnë për zgjerimin e familjes së tyre. Sipas Top Albania Radio Hilton u shpreh gjithashtu se ajo mendonte se diçka e tillë do të ishte e mahnitshme. 41-vjeçarja ka theksuar se do të dëshironte të kishin tre apo katër fëmijë në përgjithësi.

Paris dhe bashkëshorti i saj biznesmen u martuan në një ceremoni martese tre ditore në nëntor të vitit që lamë pas. Muaj më parë në janar 2021, Hilton zbuloi se ajo kishte filluar procesin e fekondimit in vitro (IVF) dhe lavdëroi Reum që ishte aq mbështetës.

Ndërsa ishte në “The Trend Reporter” me podcast-in e Mara, Hilton tha se ajo filloi të hulumtonte opsionet e IVF sepse ishte e vetmja mënyrë që ajo mund të garantonte se mund të kishte binjakë që janë një djalë dhe një vajzë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA