Ylli i “Twilight”, Ashley Greene, ka sjellë në jetë fëmijën e parë, një vajzë, me partnerin Paul Khoury.
Aktorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka shkruar:
“Dhe kështu gjithçka ndryshoi. Në një moment, ti erdhe në botën tonë dhe gjithçka tjetër u shua. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi. Dashuria në të cilën jemi zhytur nuk mund të shpjegohet, vetëm ndjehet në mënyrat më të thella. Të duam shumë vogëlushe. Mirë se erdhe në botën tonë”.
Ylli amerikan e përfundoi postimin duke zbuluar emrin e vajzës së tyre e cila është Kingsley Rainn Khoury. Bashkëshorti i saj po ashtu ndau të njëjtin postim në faqen e tij zyrtare në Instagram. Çifti rikujtojmë se u martuan në korrik të vitit 2018./ Top Albania Radio
Top Channel