Vllaznia pranë kualifikimit, të mërkurën ndeshja me vajzat e skuadrës ukrainase Vorskla Kharkiv

20/09/2022 15:29

Vetëm 180 minuta e ndajnë Vllazninë e femrave, nga ëndrra për kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Champions League, që do të ishte suksesi me i madh për futbollin shqiptar.

Të mërkuren, vajzat shkodrane do të zhvillojnë ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues, përballë skuadrës ukrainase të Vorskla Kharkiv.

 “Jam shume e emocionuar përpara kësaj sfide. Kemi punuar shume gjate gjithë kësaj periudhe pasi na pret një ndeshje e vështirë por besoj se do ta kalojmë. Kam ardhur nga Amerika të ndihmoj Vllazninë dhe nëse kualifikohemi do të ishte një nder për mua që do jem pjese e historisë.”- tha Alexis Knox

Vitin e kaluar u eliminuan nga Juventusi ndërsa sivjet, trajneri Nikolin Leka beson se shanset e kualifikimit janë me të mëdha pasi ekipi ka fituar eksperiencë.

Për shkak të situatës së luftës në Ukrainë, me marrëveshje mes dy ekipeve dhe UEFAS të dy ndeshjet do të zhvillohen në Shkodër.

Vllaznia kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë për këtë moment historik prandaj edhe hyrja në stadium do të jetë falas.

Top Channel