Veshjet e Meghan dhe Kate përcollën shumë mesazhe, stilisti Ardi Asllani komenton performancën e kunatave në funeralin e Mretëreshës

20/09/2022 17:35

Princesha e Uellsit, Kate Middleton dhe dukesha e Sussex, Meghan Markle ishin kujdesur për çdo detaj për paraqitjen e tyre në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë II, një natë më parë.

Veshjet e tyre u komentuar nga miliona ndjekës në të gjithë botën, ndërkohë që ndër të tjera ra në sy marrëdhënia e tensionuar mes dy kunatave.

Gjatë diskutimit këtë pasdite në “Ftesë në 5”, stilisti Ardi Asllani tha se veshja e Kate ishte perfekte, por kishte kritika për Meghan.

“Kate Middleton ishte në perfeksion, me të gjithë paraqitjen e saj. Duket se është gati të jetë mbretëreshë.

Kapelja e Meghan nuk ishte aspak e përshtatshme për funeral, ndërsa e Kate ishte perfekte. Kate është gjithnjë e kujdeshme, duket e përgatitur totalisht për të qenë mbretëreshë, kur William të marrë fronin”.

Princesha Kate Midelton kishte preferuar të vishej me fustan pa asnjë dekor me ngjyra të errëta, të shoqëruara me kapelen me dantellë në pjesën e përparme.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishin bizhuteritë që Kate kishte vendosur, një varëse dhe vathë me perla. Varësja është vendosur nga tre gra duke nisur që nga Mbretëresha Elizabet II, Princesh Diana dhe Kate Midelton së fundmi. Ndërsa vathët i përkasin të ndjerës Princeshë Dianës.

Bizhuteritë janë vendosur nga tre breza të ndryshme të grave në familjen mbretërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA