Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Donald Trump ka vënë në lojë sot presidentin Joe Biden për karrien në radhë të 14-të në funeralin e mbretëreshës Elizabeta II në kështjellën Windsor.
“Ja çfarë i ndodhi Amerikës brenda dy viteve. Nuk ka më respekt!” shkruante ish-presidenti në rrjetin e tij ‘Truth Social’. “Gjithsesi është një rast i mirë që presidenti të njohë disa liderë nga Bota e Tretë”, shtonte ai.
“Ashtu si me prona e patundshme, edhe në jetë dhe politikë, Vendndodhja është gjithçka,” vijonte më tej ironinë Trump.
Biden dhe zonja e parë e SHBA, Dr Jill Biden erdhën në fundjavë në Londër për të dhënë ngushëllimet e tyre për mbretëreshën e Britanisë.
“Zemrat tona janë me familjen mbretërore, me mbretin Karl e familjen e tij,” tha Biden të shtunën.
Në kapelën e Shën George ku u mbajt funerali ishin prezentë rreth 500 krerë shtetesh dhe familje mbretërore.
Edhe pse Trump nuk ishte i ftuar në shërbesën në Londër, qeveria ka në plan ta ftojë ish-presidentin në një memorial që do të mbahet në katedralen kombëtare në Washington.
Trump ka thënë se ishte admirues i mbretëreshës Elizabeta.
“E kam takuar dhe ishte e pabesueshme, kishim një lidhje të shpejtë”, ka thënë ai në një intervistë me rrjetin Fox News.
Top Channel