Sulmet kibernetike/ Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Disa keqdashës tentuan të minojnë besimin në demokraci

20/09/2022 10:27

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë eventit  “Qytetet inteligjente”  të organizuar nga Dhoma Amerikane theksoi se duhet të punojmë për të rritur sigurinë kibernetike të shteteve, pas sulmeve të ditëve të fundit.

“Ka disa njerëz të jashtëzakonshëm që kanë ardhur në këtë konferencë, profesioniste nga USA dhe jo vetem. Do të kisha dashur që ta kisha pasur kalendarin tim bosh sot dhe nesër që të merrja pjesë në këto diskutime. Ata do të flasin për rrisqet, rreziqet e kibernetikës, Ky diskutim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të volitshme se kjo. Drejtuesit vendorë kanë një rol më rëndësi në demokraci.

Ju e dini se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt. Rishtas në Shqipërisë, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen e disa keqdashësve që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve. SHBA janë këtu për të ndihmuar. Kemi ndihmuar për masat kibernetike. Për shkak të varësisë së qytetarëve nga rrjetet sociale, kemi nevojë për partneritet.

SHBA janë këtu për të ndihmuar, jemi vërtet këtu që të organizojmë këtë konferencë. Donim që të sillnim mendjet më të ndritura. Për shkak të varësisë së qytetarëve tek teknologjia të gjithë kemi nevojë që t’i mbajmë vendet tona të sigurta. Ne të gjithë e dimë që rreziqet janë atje jashtë”, ambasadorja Kim.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA