Nuk është Lorent Blanc, Olympiacos zgjedh trajner një spanjoll

20/09/2022 15:55

Klubi i Olympiacos ia ka besuar një spanjolli detyrën e trajnerit, pas shkarkimit një ditë më parë të Carlos Corberan.

Në këtë mënyrë bie poshtë pista “Lorent Blanc”, me ish-kampionin e botës që konsiderohej favorit për këtë rol. Gjithashtu kandidat ishte edhe Rafa Benitez.

Mbetet për t’u përcaktuar kohëzgjatja e kontratës që do të ketë Míchel me Olympiacosit, por synimi është që trajneri të nënshkruajë për dy sezonet e ardhshme.

Míchel do të ketë në komandën e tij në këtë aventurë të re dy ish-lojtarë të Realit, Marcelon dhe James Rodríguezin.

SuperSport shkruan se trajneri nga Madridi e drejtoi Olympiacosin edhe midis shkurtit 2013 dhe janarit 2015 dhe fitoi tre trofe: dy tituj kampion një kupë. Pas fazës së tij të parë në Greqi, Míchel ka drejtuar Marseille, Málaga, Pumas de UNAM dhe Getafen.

Olympiacosi aktualisht është në vendin e pestë në Superligën Greke, teksa janë luajtur pesë javët e para. Barhekuqtë kanë grumbulluar tetë pikë me dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Top Channel