Është jashtë formës fizike, ish-i i Juventusit përfundon të U-21 e Liverpoolit

20/09/2022 15:44

Ende zero minuta në fushë në Premier League, ndërsa në Champions vetëm 13’. Referenca është për një nga lojtarit që surprizoi me lëvizjen e tij në ditët e fundit të merkatos drejt kampionatit më të fortë në botë.

Për të marrë minuta në këmbë, Arthur i është bashkuar skuadrës U-21 të Liverpool. Ai u rreshtua titullar në ndeshjen që “The Reds” U-21, të udhëhequr nga Berry Lewtas, luajtën në fushën e Leicesterit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit në gjendjen më të mirë.

Për këtë, Arthur, i cili ka kërkuar vetë të luajë me U-21, prej javësh po kryen dy seanca stërvitore. Braziliani nuk është grumbulluar ne kombëtare, kështu që do të shfrytëzojë ditët e ardhshme për të përshpejtuar kohën për arritjen e gjendjes fizike.

Top Channel