Dita e dytë e grumbullimit, Kombëtares i bashkohen Broja dhe 4 emra të tjerë të rëndësishëm

20/09/2022 22:58

Kombëtarja shqiptare e futbollit është grumbulluar për ndeshjet e Nations League kundër Izraelit që do të luhet në transfertë më 24 shtator dhe ndaj Islandës në shtëpi që do të zhvillohet më 27 shtator.

Përfaqësuesja “kuqezi” po zhvillon sot seancën e dytë stërvitore, pasi seancën e parë e zhvilluan ditën e hënë.

Ditën e sotme Kombëtares i janë bashkuar pesë emra të rëndësishëm, siç janë Enis Çokaj, Armando Broja, Ivan Balliu, Enea Mihaj dhe Qazim Laçi.

Top Channel