U qëllua me armë pas një konflikti/ Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Fan

18/09/2022 12:30

Pas ngjarjes së ditës së djeshme në Fan të Mirditës, ku shtetasi G. Gj. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin P. P. ka qëlluar me armë zjarri, janë bërë me dije detaje të reja.

Në përfundim të veprimeve hetimore janë arrestuar në flagrancë shtetasit G. Gj., 28 vjeç, banues në Mirditë dhe P. P., 39 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur ditën e djeshme, shtetasi G. Gj. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për të kanosur shtetasin P. P. Më pas, shtetasi P. P. dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit G. Gj. dhe ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit që posedonin 2 të arrestuarit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA