Në fjalimin tradicional të liderit të partisë më të madhe të opozitës Syriza në panairin e Selanikut , Aleksis Tsipras ka paraqitur “gjashtë prioritetet kryesore kombëtare mbi të cilat është strukturuar programi me të cilin ai do të qeverisë në se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Midis të tjerash ai ka theksuar se do të reformojë  kuadrin për integrimin social të emigrantëve.

“Sfida demografike  me të cilën përballet Greqia, nuk do të trajtohet në mënyrë efektive për sa kohë që refuzojmë të integrojmë njerëzit që jetojnë pranë nesh, që na duhen në ndarjen e punëve , që marrin pjesë në arsimin grek dhe në çdo gjë që bëjmë,  por ne nuk i njohim ata.Integrimi social i emigrantëve është një shtyllë e nevojshme për të përballuar krizën demografike në të gjithë botën perëndimore.Duhet të bëhet edhe në vendin tonë në bazë të një plani.”- tha Aleksis Tsipras lideri i partisë Syriza

Konkretisht Tsipras ka deklaruar se në se do të vijë në fuqi partia e tij, do të ndryshojë  procesin e natyralizimit (pra të marrjes së nënshtetësisë) , duke thjeshtuar procesin e provimit që të ketë të bëjë me tema të thjeshta të cilat i referohen  përditshmërisë së njerëzve dhe jo njohurive të veçanta të cilave nuk mund t’u përgjigjen.

“Do të vendosim natyralizimin, me një proces duke marrë jo çdo kënd në intervistë, por me një përzgjedhje të rastësishme , ata persona që vërtetojnë  me dokumenta të ligjshme se kanë 25 vjet qëndrim në Greqi dhe ata që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe këta fëmijë, në bazë të ligjit, kanë marrë nënshtetësinë greke.”- tha Aleksis Tsipras lideri i partisë Syriza

Vlerësohet se në këtë kategori bëjnë pjesë shumë emigrantë shqiptarë të brezit të parë ,të cilët vazhdojnë të jetojnë në Greqi me lejet e qëndrimit të rinovueshme duke hasur çdo ditë pengesat e hallkave të burokracisë dhe ligjeve të marrjes së nënshtetësisë që konsiderohen nga shumica e emigrantëve tepër të rrepta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA