Moti i keq në Kurbin ka dëmtuar një transformator të linjës së tensionit, duke shkaktuar reduktim të furnizimit me ujë të Durrësit.
Sipas Ujësjellës Kanalizimeve, këtë fundjavë abonentët do të kenë reduktim të sasisë dhe probleme në furnizimin me ujë nga rrjeti.
Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur të shtunën si pasojë e motit të keq dhe shkarkimeve të shumta në zonën e Fushë Milotit.
Për shkak të tyre, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës. Në terren kanë shkuar grupet e punës të OSHEE-së dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës të cilat bashkarisht po punojnë për të zëvendësuar transformatorin e djegur.
“Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale”, bën të ditur UKD.
Top Channel