Netë tropikale/ Temperaturat do të ndihen deri në 41 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme Në kulmin e sezonit turistik, protestat që po zhvillohen në vend vijojnë të ngjallin diskutime mbi ndikimin e tyre në industrinë e turizmit.
Edhe pse deri tani nuk raportohen pasoja të ndjeshme në numrin e vizitorëve apo në prenotime, operatorët turistikë në Sarandë vlerësojnë se protesta të tilla nuk i shërbejnë imazhit të vendit në një periudhë kur Shqipëria synon të tërheqë sa më shumë turistë.
Sipas kreut të Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, Arben Çipa, turizmi është i lidhur ngushtë me perceptimin dhe sigurinë që krijohet te vizitorët, ndaj çdo situatë që sjell pasiguri në opinionin publik mund të ndikojë negativisht në promovimin e destinacionit.
Operatorët turistikë raportojnë për pak anulime prenotimesh, ndërsa vijimi normal i lëvizjes së kroçerave dhe turistëve konsiderohet një tregues se sezoni po vazhdon sipas parashikimeve. Megjithatë, përfaqësuesit e sektorit nënvizojnë se ruajtja e një klime të qetë dhe e një imazhi pozitiv mbetet thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Top Channel