Netë tropikale/ Temperaturat do të ndihen deri në 41 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Pas një sërë hetimesh lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një shofer taksie u kanos me mjet prerës nga një pasagjer, i cili i mori gjithashtu një shumë parash dhe një varëse floriri, policia ka arritur të sekuestrojë objektet e grabitura.
Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, i fshehur në territorin e fshatit Qeha, në afërsi të zonës ku kishte ndodhur krimi. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar varësja e vjedhur dhe një celular.
Sipas Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”, hetimet e thelluara kanë zbuluar se i dyshuari, shtetasi T. M., 27 vjeç, dyshohet i përfshirë edhe në disa vjedhje të tjera të ndodhura gjatë muajit qershor në Tiranë, Krujë dhe Durrës.
Nga të dhënat hetimore rezulton se ai dyshohet për:
vjedhje me kanosje në një treg në Fushë Krujë më 5 qershor;
vjedhje me mjet prerës në një biznes në rrugën “Llazi Miho”, Tiranë, më 10 qershor;
grabitje me kërcënim në rrugën “Skënder Kosturi”, ku është marrë varëse floriri dhe është ushtruar edhe dhunë fizike;
vjedhje në një taksi në Derven, Fushë Krujë, më 15 qershor;
dhe një tjetër rast në Shënavlash, Durrës, më 17 qershor.
Policia bën me dije se në disa prej rasteve janë përdorur mjete prerëse ose sende të ngjashme me armë zjarri për kanosje të viktimave.
Top Channel