Gjykata e Durrësit ditën e stome la në burg 4 marinarët libianë që u vunë në prangat e policisë së Durrësit nën akuzën e kontrabandës së naftës.
Mëngjesin e kësaj të premteje u mbajt seanca gjyqësore për të arrestuarit dhe u vendos masa “Arrest me burg”, për katër shtetasit nga Libia e Siria.
Në seancën e sotme u vendos që të arrestuarit të lihen në
Me kërkesë të prokurorit të çështjes për ruajtje të sekretit hetimor, gjyqtari i seancës vendosi zhvillimin e saj pa praninë e gazetarëve.
Nën hetim janë dhe 6 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit të anijes çisternë “Queen Majeda”. Ata akuzohen se kanë transportuar naftë nga Bengazi, port në Libi, drejt Durrësit për ta tregtuar atë kontrabandë për qëllime fitimi.
Pas ndalimit, kapiteni i anijes deklaroi se ngarkesën e kishin të porositur, po më pas nuk është marrë në dorëzim nga porositësi.
Policia deklaroi se ka sekuestruar 2275 ton naftë kontrabandë. Anija e ndërtuar në vitin 1994 dhe që lundron me flamur të Kamerunit u ndalua pasditen e 12 shtatorit për verifikim.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ring” u arrestuan kapiteni i anijes Zuhair Alkwafi 54 vjeç, Muavid Ali Altabir 25 vjeç, Amad Abushala 43 vjeç, të tre nga Libia, dhe Badr Teezini, 25 vjeç nga Siria.
Top Channel