Lobimi rus/ Berisha: Aferë personale e Bashës, do ngremë komision auditi për transparencë edhe pse ish kryetari ‘peng’ ka marrë gjithcka me vete

16/09/2022 12:38

Sali Berisha paralajmëron ngritjen e një komisioni auditi për të bërë transparencë lidhur me lobimin rus në partinë Demokratike. Duke ngarkuar me përgjegjësi personale Lulzim Bashën, Berisha tha se PD distancohet nga fondet ruse dhe se partia është e do mbetet parti e interesit kombëtar.

Me 14 prill në 2022 denoncova para jush, financimin rust ë Bashës dhe mbylljen e dosjes së tij ruse nga Rama. Rikthimi i kësaj çështje në qendër të vëmendjes së mediave, provon atë që unë kam denoncuar dhjetëra herë se është mbajtur peng me këtë dosje dhe të japë ugjent përgjigje për paratë që kaluan nga Biniata te Muzin.

Nga informacionet që kam, paratë nuk ka kaluar asnjë prej tyre nga arka e PD dhe fondet e PD. Për këtë arsye përgjegjësia nuk është e PD por individuale e Bashës për aq sa përfaqësonte ai dhe atyre që janë përfshirë në këto transaksione.

Duke u distancuar nga kjo aferë personale dhe duke u zotuar se do ngremë një komision auditi për të bërë transparencë të plotë, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar cdo dyshim që lidh PD me fondet ruse.

PD është e do mbetet parti e interesit kombëtar. PD dhe Sali Berisha ka denoncuar, kundërshtuar me protesta dhe dënon orientimit të politikës së jashtme të Shqipërisë në kuadër të Ballkanit të Hapur.” u shpreh Berisha.

Por edhe pse paralajmëroi ngritjen e komisionit për transparencë, Berisha duket skeptik në rezultatet që do të sjellë ky komision, duke akuzuar sërish ish kryetarin se ka marrë me vete gjithcka nga godina e partisë.

“Kërkesa për audit do merret dhe është i drejtë, por Lulzim Basha ka marrë cdo gjë me vete, por partia duhet ta krijojë atë, mbi bazën e hetimit, se një qëndrim të dënueshëm ka mbajt edi rama me ndërhyrjet e tij në mbylljen e dosjeve. E kam quajtur Bashën peng. Demokratët duhet të ndihen krenar për vendimin e tyre historik që mbështetën Berishën.” tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA