Edhe pse ishin disa ditë larg njëri-tjetrit, duket se Atdheu dhe Erjola nuk kanë mundur të harrojnë ndjesitë pozitive që kishin për njëri-tjetrin.
Në puntatën e fundit të emisionit, Atdheu u kthye për të vizituar miqtë, por Erjola duket se nuk e mori aspak mirë pritjen që i bëri Anxhela, e cila u tregua shumë e lumtur për rikthimin e tij.
Erjola iu drejtua në mënyrë të ashpër Anxhelës duke i thënë se nuk kishte pritshmëri të tilla nga ajo.
Erjola: Ti Anxhela ku po vete?
Atdheu: Hë mo ju kishte marrë malli?
Anxhela: Po sigurisht që do na merrte malli
Erjola: Po mirë nga unë pritej po Anxhelën na e paska marrë shumë malli o zot s’po dimë nga të kthejmë kokën. Mënyra e të shprehurit emocionet nuk vjen vetëm me lot.
Anxhela: Normal që do të gëzohesha.
Atdheu: Fokusin e kam mbajtur te ti edhe pse isha jashtë.
Erjola: Aty mbaje. Mu bë qejfi që u ktheve në puntatën e fundit, sikur kishe lënë diçka pezull dhe u ktheve për ta përfunduar.
Top Channel