Së fundmi, këngëtarja e njohur Miley Cyrus po përballet me një padi për të drejtën e autorit pasi postoi një imazh të saj në mediat sociale, të shkrepur nga i njëjti paparac që paditi Dua Lipa-n për të njëjtën gjë muajin e kaluar.
Në një ankesë të depozituar së fundmi në gjykatën federale të Los Anxhelosit, fotografi Robert Barbara pretendoi se Cyrus ripostoi imazhin e tij të vitit 2020, një foto e saj teksa dilte nga një ndërtesë pa asnjë lloj leje për ta bërë këtë.
Këngatarja nuk është e vetmja që po shkon në gjyq për këtë cështje. Gjatë viteve të fundit, Justin Bieber, Ariana Grande, Emily Ratajkoëski, LeBron James, Katy Perry dhe të tjerë janë përballur të gjithë me raste të ngjashme, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të autorit duke ripostuar imazhe të tyre.
Në rastin aktual, Barbara pretendon se Cyrus ka një “ndikim të jashtëzakonshëm” në Instagram dhe publikimi i imazhit “shkatërroi” aftësinë e tij për të fituar para duke e licencuar atë. Sipas Top Albania Radio shkruan se çështja nuk përfshinte një kërkesë specifike për dëmshpërblim, por ligji për të drejtën e autorit lejon një akuzues të kërkojë paratë e humbura për shkak të shkeljes ose dëmet fikse të cilat mund të arrijnë deri në 150,000 dollarë.
Rikujtojmë, se Miley Cyrus thuhet se nuk flet më me të atin Billy Ray Cyrus pas ndarjes nga nëna e saj, Tish Cyrus. Mediat e huaja raportojnë se dyshja patën një grindje dhe se gjërat janë shpërkallëzuar deri në atë pikë sa kanë ndërprerë komunikimin, duke hequr dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Top Channel