Kryebashkiaku francez që organizoi videon e rivalit duke bërë seks me një burrë arrestohet për shantazh (fotot)

14/09/2022 17:09
I shantazhuari Gilles Artigue (majtas) dhe kryebashkiaku i arrestuar (djathtas)

Një kryebashkiak në Francë është arrestuar për shantazh ndaj zëvendësit të tij me anë të një filmimi seksi homoseksual që kishte shtënë në dorë.

50 vjeçari Gaël Perdriau, akuzohet se ka paguar €50,000 për të blerë filmimin skandaloz të 57 vjeçarit Gilles Artigues, i cili është i martuar e më fëmijë.

Akuza e arrestimit të shantazhuesit thotë se Perdiau mund të ketë përdorur fonde publike për të blerë pamjet e vitit 2014 ku Artigues regjistrohet me një mashkull prostitutë në një dhomë hoteli në Paris.

Perdriau është marrë në paraburgim për kohën e hetimeve, së bashku me pesë të dyshuar të tjerë.

Perdiau i cili ka shërbyer si kryebashkiak prej vitit 2014 dhe është zgjedhur për herë të fundit në 2020, besohet se ndjehej i kërcënuar për postin e tij nga republikani i qendrës së djathtë.

“Megjithse drejtësia do të vendosë mbi përfshirjen e Perdriau, republikanët dënojnë metodat ilegale të përdorura nga kryebashkiaku i Saint-Etienne,”shkruante partia e tij në një deklaratë.

Sekretari i partisë Aurélien Pradié, konfirmoi se presidenti Christian Jacob e kishte shkarkuar të akuzuarin nga detyrat partiake.

Ai shtonte: “Veprimet mafioze të Gaël Perdriau nuk tolerohen nga familja jonë politike dhe jeta publike.

Perdriau, akuzohet se kishte ngritur enkas kurthin seksual që Artigues të filmohej duke marrë një “masazh erotik” nga një ‘mashkull prostitutë’ në dhomën e një hoteli në Paris në 2014.

Sipas raportimeve, padia e ngritur nga Artigues thotë se më pas kryebashkiaku e kishte shantazhuar me videon e tij për tetë vjet për të mos kandiduar për postin.

Filmimi ishte organizuar nga ndihmësit e tij Rossary-Lengle e Kéfi-Jérome.

Rossary-Lenglet tha në gusht për rrjetin MediaPart : “Gaël Perdriau, dhe kreu i stafit të tij Pierre Gauttieri më urdhëruan të realizoj filmimin”.

Kur Artigues ishte ftuar në dhomën e hotelit, Kéfi-Jérome i kishte dhënë një pije që Artigues beson se ishte e droguar.

Rossary-Lenglet pretendon se më pas kishte marrë €50,000 nga bashkia e Saint-Etienne për të vënë në dorë filmimin.

MediaPart shkruante se në një takim Gauttieri i kishte thënë me kërcënim Artigues: “Kam një video ku ti je me b$thë në ajër me një burrë tjetër. Nuk të shqetëson kjo”.

Perdriau e Gauttieri mohojnë përfshirjen ne skemën e shantazhit. Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
3/3
MediaPart shkruante se në një takim Gauttieri i kishte thënë me kërcënim Artigues: “Kam një video ku ti je me b$thë në ajër me një burrë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA