Gjykata urdhëron mbylljen e plazhit panoramik tajlandez për riparime, 22 vjet pas filmit të Leonardo di Caprio (fotot)

13/09/2022 17:08

Vendimi për plazhin e famshëm të Gjirit Maya, në Ko Phi Phi Leh, vjen pas dekadash ankesa të autoriteteve lokale për dëmet mjedisore të aktivitetit turistik e kinematografik.

Më shumë se dy dekada të xhiriti aty të filmit të Hollywood “The Beach”, plazhi i shkëlqyeshëm tajlandez i Maya Bay, do të mbyllet për punimet e rehabilitimit.

Filmi i vitit 2000 me Leonardo DiCaprio, solli kritika për xhirimet që dëmtuan rërën e virgjër të gjirit të famshëm në ishullin Ko Phi Phi Leh, në jug të Tajlandës.

Producentët asokohe kishin vendosur ose “mbjellë” disa dhjetra pemë arra kokosi për t’i dhënë pamjeve një ndjesi tropikale, si dhe akuzoheshin se kishin shkulur bimësinë vendase mes dunave të rërës.

Por studiot milionere insistonin më as se e kishin lënë plazhin ashtu siç e kishin gjetur dhe se kishin hequr disa ton mbeturina.

Autoritetet lokale kishin paditur në 1999 agjencitë qeveritare, studiot 20th Century Fox dhe koordinatorët tailandezë të filmit duke kërkuar miliona dollarë për dëmet mjedisore.

Sot gjykata e lartë e Bangkok mbajti në fuqi një vendim të gjykatës së mëparshme në mbrojtje të mbylljes dhe rehabilitimit të gjirit Maya pas dëmeve të pësuara që prej realizimit të filmit në vitin 2000.

Por nga ana tjetër filmi e vendosi gjirit Maya në hartën e destinacineve turistike botërore, aq sa vendi u mbyll edhe në tetor 2018 për t’u rehabilituar nga një vërshim prej rreth 6000 vizitorësh në ditë, që prej njohjes së tij.

I gjithë arqipelagi Phi Phi ka pasur numra të mëdhenj vizitorësh nga bota, të cilët pas periudhës së pandemisë u kufizuan për të ndaluar dëmet ekologjike.

FOTO GALERI
2/5
Filmi i vitit 2000 me Leonardo DiCaprio, solli kritika për xhirimet që dëmtuan rërën e virgjër të gjirit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA