Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny që mbahet në burg.

Ned Price: Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ndërhyrja që po bën Qeveria ruse në të drejtat e Aleksei Navalnyt. Zyrtarët e burgut kanë ndërhyrë në qasjen e tij tek mbrojtja ligjore duke mbikëqyrur takimet me avokatët e tij dhe duke vonuar shkëmbimet e dokumenteve dhe komunikimin mes tyre. Kjo ndërhyrje, së bashku me dërgimin e përsëritur në izolim për shkelje të vogla të supozuara, është dëshmi e mëtejshme e ngacmimeve të motivuara politikisht.

Navalny rrëfeu përmes disa postimeve në TWitter, më 8 shtator, se autoritetet e burgut e kanë akuzuar atë se është përfshirë në aktivitete kriminale jashtë burgut, dhe për pasojë i kanë hequr të drejtën e takimeve me avokatin.

Navalny, i cili është duke vuajtur dënimin me burg për dy akuza – shkelje të rregullave të dënimit me kusht, dhe për përvetësim – në një burg 260 kilometra në lindje të Moskës, ka thënë se autoritetet e kanë dërguar në çeli dhe ia kanë kumtuar vendimin. Kur lideri opozitar i ka pyetur se çfarë krime mund të ketë kryer ai nga burgu, ata i kanë thënë se “nuk të lejohet ta kuptosh”.

Sipas tij, ai do të kalojë 15 ditë në çeli, për herë të katërt prej kur është burgosur. Navaly, i cili njihet si kritik i ashpër i Kremlinit, është arrestuar në janar të vitit 2021, pas kthimit në Moskë nga Gjermania. Në Berlin, ai është trajtuar pas helmimit me agjent nervor në Siberi.

Navalny e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për këtë sulm, por Kremlini ka hedhur poshtë diçka të tillë. Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të dënimit me kusht dhe më pas me nëntë vjet burgim nën akuzat për përvetësim, të cilat i cileson si të motivuara politikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA