Qindra studentë e të rinj demonstruan ashpër sot në qendër të kryeqytetit kilen Santiago, kundër korrupsionit dhe degradimit të arsimit, disa ditë pas refuzimit masiv të kushtetutës së re në referendum.
Studentë universiteti dhe të shkollave të mesme ishin mobilizuar për një tjetër ditë proteste siç kanë bërë që prej të hënës në kryeqytet, ne sheshin simbolik Plaza Italia.
Mes makinave të ujit me presion dhe kontigjentit të madh të policisë, shiheshin pankarta ku kërkohej pjesëmarrja e publikun në hartimin e kushtetutës.
“Ndërgjëgjësimi shoqëror dhe mendimi kritik nuk duhet humbur, dhe këta fëmijë po na e tregojnë sot të gjithëve”, tha 50-vjeçari vendas Nelson Moreira.
“Unë kam ardhur këtu për t’i dhënë mbështetje këtyre fëmijëve që e meritojnë dhe i vlerësoj”, shtoi ai.
Studentja 20-vjeçare Catalina Vásquez tha se pjesëmarrja e madhe tregon sa i rëndësishëm është ndryshimi për të rinjtë.
“Ata që kanë ardhur këtu të luftojnë janë të rinjtë, ata që duan ndryshimin. Prindërit duan të qëndrojnë në shtëpi e të mos ngrejnë zërin”, tha e reja për rrjetin AFP.
Protestuesi Juan Gonzalez, psikolog 36 vjeçar tha se hartimi i kushtetutës nuk duhet të mbetet vetëm në dorë të ekspertëve.
“Elita qeveritare kërkon të anullojë atë që populli fitojë me referendumin, duke shkruar kushtetutën nga disa ekspertë”.
“Por ne duam qe të hartohet me një asemble të gjerë të përfaqësuesve”, shtoi Gonzalez.
Top Channel