Libraria historike e Bibliotekës Kombëtare franceze në Paris njoftoi se do të hapë dyert e saj më 17 shtator, pas 12 vjet rinovimi.
Drejtori i bibliotekave Laurence Engel tha se impjanti do të ketë një marrëdhënie të re me publikun pasi aksesi do të jetë i lire për të gjitha zonat, përfshi dhe hyrjen në muzeumin e ri.
“Një nga arsyet për restaurimin e gjatë është hapja e impjantit për të gjithë. Kjo ishte diçka e rëndësishme për ne pasi aksesi i lirë për publikun është shkruar në historinë e librarisë”.
Engel shtonte më tej se objektivi i organizatorëve ishte të përçonin te publiku se temat kryesore të librarisë kanë të bëjnë me vizionin universal ose global të shkrimit.
“Duam që njerëzit të kuptojnë se libraria mbulon universalizmin apo enciklopedizmin, prandaj kemi shtuar dhe një muzeum që i shton një dimension marrëdhënies me publikun”, tha ai.
Këshilltari shkencor Gennaro Toscano, mbështeste idenë e drejtorit duke thënë se ndryshimi kryesor ishte hapja e lirë për të gjithë.
“Projekti i ri librarisë Richelieu ka në qendër hapjen për publikun dhe për qytetin. Në dhomën ovale mund të hyhet pa akreditim apo dokumente”.
“Kemi tentuar të krijojmë një muzeum universal, me të gjitha koleksionet e shtëpisë, veçanërisht me librat e dorëshkrimet, siç janë dorëshkrimet e shkrimtarëve të mëdhenj francezë si Victor Hugo”.
Top Channel