“Nano nuk ka përgjegjësi”, Çuçi: Oficeri që shkaktoi tragjedinë e Potamit u rikthye me vendim të gjykatës

08/09/2022 21:48

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ftuar në Top Story, tha se nuk është përgjegjësi e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit rikthimi i Arjan Tases, ish-oficerit që shkaktoi tragjedinë e Potamit.

“Është e vërtetë që oficeri shkaktoi atë aksident të tmerrshëm, në mënyrë që të mos ushqejmë hienat që duan të mbijetojnë, por kam vendosur një tullë timen për të ndërtuar këtë standart. Ai është hetuar për përfshirje në një trafik të lëndëve narkotike, gjykata ka marrë vendim për pafajësi dhe për kthim në detyrë të këtij oficeri. Është një rast tjetër ku përballemi me vendime që prishin çdo ekuilibër për të rritur standartet e policisë, këtu nuk ka përgjegjësi Nano, ky është vendimi i gjykatës. Ai është emëruar në një pozicipon. Si ka munci që një gjykatë merr atë vendim dhe e rikthen në detyrë. Unë do të isha një pozitë. Kanë të gjithë të drejtën që të më thonë që nuk është ajo që presim nga Policia e Shtetit”, tha ministri.

 

Top Channel