Merr detyrën drejtori i Policisë: Do përdor eksperiencën për të luftuar kriminalitetin e korrupsionin

08/09/2022 10:40

Policia ka nevojë për një frymë të re, që e sjell vetëm gjenerata e re e Policisë së Shtetit, harmonizuar në kontributin dhe eksperiencën e vyer të policëve të karrierës.

Ky është vizioni i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për të drejtuar uniformat blu nën presionin e kryeministrit Rama i cili i kërkoi rezultate konkrete në 100 ditët e para të drejtimit.  Rrumbullaku tha se do të bazohet në eksperiencën e përfituar në 30 vite karrierë  për të kryer një reformë të thellë ligjore, arsimore, funksionale e strukturore në të gjitha nivelet e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit mbart në vetvete të gjitha kapacitetet njerëzore dhe intelektuale, të domosdoshme për funksionimin e shtetit të së drejtës. Mjafton që këto kapacitete të ruhen, të motivohen dhe të promovohen në karrierë, sipas parimit të meritokracisë dhe të dhënies së shanseve të barabarta. do të tentoj të zhbëj çdo ndasi apo privilegj të pamerituar, me qëllim që policimi të shihet si profesion, si karrierë, si përmbushje personale.Menaxhimi efektiv i burimeve njerëzore, trajnimi, trajtimi dinjitoz dhe promovimi i kapaciteteve njerëzore, do të jenë kryefjala e filozofisë sime të drejtimit, duke shkuar paralelisht me mbikëqyrjen e shumëfishtë, disiplinën dhe respektimin rigoroz të ligjit. Në radhët tona nuk ka vend për punonjës policie pa integritet profesional dhe moral, të inkriminuar apo që bien pre e tundimit të aferave kriminale,

Rrumbullaku tha se do të ketë një rëndësi të veçantë informacioni kriminal si dhe sektorët e krimit ekonomik dhe kibernetik të cilët do të riorganizohen.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të simboleve, ministri i Brendshëm Bledar Çuçi kishte një porosi për drejtorin e ri të policisë.

Ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera, dikë më shumë dikë më pak. Në një moment historie mund të ndryshojnë flamujt që respektohen më shumë dhe më pak, por flamuri i vetëm për të cilin ne përulemi të gjithë dhe për të cilin kanë dhënë jetën shumë shqiptarë të mirë, përfshi edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe për të cilin besoj se çdo shqiptar i mirë është gati të jap jetën, është flamuri me shqiponjën me dy krena.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA