Ministri i Brendshëm Bledi Çui ka mohuar lajmet se ish-drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano do të merret nën hetim pas intervistës për gazetën franceze “Metropole” për dekonspirtim të opercaioneve policore.

Në studion e “Top Story” me Sokol Ballën, ministri Çuçi tha se ai nuk deklaroi një gjë të tillë për hetim. Ai sqaroi se deklarata e tij ishte se do të pyetet drejtori i policisë se çfarë informacioni ka për dekonspirimin e operacionit.

“Nuk thashë që është nënë hetim.. Kur gazetarja tha si do e  komentoni deklaratën e Drejtorit të Policsë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet drejtorit i policisë se çfarë informacioni ka ai për ato”- tha Çuçi.

Gledis Nano, në një interviste për median franceze “Metropole”, foli për një nga operacionet më të bujshme të viteve të fundit, “Plumbi i Artë”. Ai tha se ky operacion është dekonsipiruar  nga 32 persona që ishin për t’u arrestuar, ndërsa iu vunë prangat vetëm 18 prej tyre, e ndërsa “kokat e krimit” u arratisën. Nano u shkarkua me vendim qeverie më 31 gusht me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, ndërsa në vend të tij u emërua Muhamet Rrumbullaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA