Po eksploronin Kanionin e Madh të Arizonës, tre alpinistë amerikanë humbin jetën nga nxehtësia ekstreme
Një person mbeti i plagosur rëndë pasi një tren mallrash doli nga shinat dhe dy prej vagonëve të tij ranë nga një urë në Mynih gjatë natës, njoftuan autoritetet gjermane.
Sipas policisë, dy vagona u shkëputën nga treni dhe ranë në rrugën që ndodhej rreth pesë metra më poshtë, duke shkaktuar një operacion të madh emergjence në zonë.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se çfarë transportonte treni, por kanë siguruar se ngarkesa nuk përmbante materiale të rrezikshme dhe se nuk ekziston rrezik për popullsinë.
Güterzug-Waggons stürzen in München von Brücke: Person lebensgefährlich verletzt. https://t.co/X9QIKzC0c5
— TAG24 NEWS Deutschland (@TAG24) June 20, 2026
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Policia paralajmëroi se procesi i largimit të vagonëve të rrëzuar mund të zgjasë disa ditë, ndërsa një pjesë e rrjetit rrugor pritet të mbetet e mbyllur të paktën deri të dielën.
Sipas kompanisë hekurudhore gjermane Deutsche Bahn, aksidenti ndodhi në një segment binarësh të përdorur vetëm nga trenat e mallrave. Autoritetet theksuan se trafiku i trenave të pasagjerëve nuk pritet të ndikohet nga incidenti.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë punën në vendngjarje për sigurimin e zonës dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.
Top Channel