Efektivi i policisë që shoqëronte Ervis Martinajn është zbuluar nga policia, kështu tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ftuar në Top Story këtë të enjte.

“Jetoni është ai rast që është kapur nga policia, ne e kishim në vëzhgim, është një betejë e përgjithshme. Ne morëm informacionin që ai ka shoqëruar atë dhe e vëzhguam e ndoqëm, morëm kamerat e hotelit ku ishte dhe zbuluam që ishin bashkë, e zbuloi policia bashkë me agjencinë. Prandaj e kemi shkëputur totalisht nga policia që mos të ketë konflikt interesi (agjencinë). Rezultatet janë mbresëlënëse që vitin e parë. 133 vetë brenda këtij viti kanë shkuar në polici, oficerë policie”, tha ministri.

Ministri shtoi se krimit të organizuar policia do t’i përgjigjet me një organizim të ri.

Top Channel