Nxënësit shqiptarë në Preshevë detyrohen të këndojnë himnin serb, sipas kryetarit të komunës

07/09/2022 16:12

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë se nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të interpretojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.

“Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Arifi në rrjetin social Facebook.

“Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluara”, ka shkruar më tej Arifi.

Sipas tij, nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.

“Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës. Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi tek reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës? Kryeminstri Kurti është i mirëseardhur për vizitë në shkollën fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera”, ka shkruar Arifi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA