“Dy shoqe që puthen”, gjashtë shtete kërkesë Netflix që të heqë përmbajtjen e filmit vizatimor

07/09/2022 12:45

Një grup shtetesh të Gjirit Persik kanë kërcënuar Netflix-in me veprime ligjore nëse vazhdon të transmetojë përmbajtje që sipas tyre “kundërshtojnë” Islamin.

Televizioni shtetëror saudit shfaqi video të mbuluara nga filmi i animuar Jurassic World: Camp Cretaceous, në të cilën dy vajza adoleshente rrëfejnë se e duan njëra-tjetrën dhe puthen.

Pamjet nga filmi francez Cuties u shfaqën gjithashtu në raportin e tv Al Ekhbariya, së bashku me një mbishkrim që akuzon Netflix si “kopertinë kinematografike për mesazhet imorale që kërcënojnë edukimin e shëndetshëm të fëmijëve”.

“Platforma u kontaktua për të hequr këto përmbajtje”, thuhet në deklaratën e këtyre shteteve. Por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje ndaj akuzave nga Netflix.

Megjithëse Arabia Saudite nuk ka ligje në lidhje me orientimin seksual ose identitetin gjinor, marrëdhëniet seksuale jashtë martesës, dhe ato të gjinisë së njëjtë, janë rreptësisht të ndaluara.

Sipas interpretimit të vendit të ligjit islamik, në rast konstatimesh të një rasti të tillë, personi dënohet me vdekje ose fshikullim.

Top Channel