Jo vetëm gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP” por edhe pas daljes, Einxhel dhe Dj Dagz vazhdojnë të jenë një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku.

Prej javësh tashmë është konfirmuar lajmi se dyshja janë në pritje të një fëmije.

E tanimë që ky lajm kaq i bukur nuk është më një sekret, bukuroshja që së shpejti do të bëhet mama nuk ngurron të ndajë momente që në fakt janë shenjat e mirëfillta të shtatzanisë në rrjetet e saj sociale.

Para pak ditësh çifti organizoi një festë të madhe për zbulimin e gjinisë ku kanë mësuar se do të bëhen prindër të një djali.

E sigurisht pas kësaj nuk kishin si të mungonin disa fjalë të ndjera nga Einxhel për të voglin e saj. Top Albania Radio shkruan se në një video emocionuese të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkroi:

“Hey Little Baby Boy! Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona… sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qenë në jetën tonë… por ama dje na ke bërë serish dy njerëzit më të lumtur në botë. Tani dimë si të të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti…dhe akoma më shumë do përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë… Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishim prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë. Boy, We already Love You So Much!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA