Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të hënën Rusinë se po përdor energjinë si armë pasi ndaloi rrjedhën e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 dhe tha se sanksionet amerikane ndaj Moskës nuk e pengojnë funksionimin e këtij gazjellësi, që është furnizuesi kryesor i Evropës.
“Rusia po përdor energjinë si armë dhe po zgjedh të mbyllë tubacionin,” tha zyrtari. Rusia fajësoi sanksionet perëndimore për problemet e furnizimit me gaz.
“SHBA dhe Evropa kanë bashkëpunuar për të siguruar sasi të mjaftueshme gazi. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, Evropa do të ketë furnizim të plotë deri në sezonin kritik të ngrohjes dimërore. Kemi më shumë punë për të bërë”, tha zyrtari.
Edhe Evropa e ka akuzuar Rusinë se po përdor furnizimin me energji si armë, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës.
Çmimet e gazit në Evropë u rritën, çmimet e aksioneve ranë ashtu si edhe vlera e Euros të hënën pasi Rusia ndaloi pompimin e gazit përmes gaz./Voa
Top Channel